Allison Guerriero, ish e dashura e Charles McGonigal, ish-zyrtarit të FBI—së që ka trazuar jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por edhe klasën politike të Tiranës ka sqaruar në Twitter një intervistë të dhënë prej saj në median shqiptare.
Ajo thotë se pranoi të jepte intervistë për median shqiptare, sepse kjo e fundit e ka paguar, ndërsa mediat amerikane nuk e bëjnë.
Allison Guerriero shkruan se ajo ka nevojë të paguajë faturat mjekësore, ligjore, etj dhe që kështu do të japë intervista vetëm nëse e paguajnë, pasi siç thekson është e dëshpëruar për para.