15.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Ish-e dashura e Meritonit flet sërish pas rrëfimit të tij: E vërteta gjithmonë triumfon

    Ish-e dashura e Meriton Mjekiqit dhe nëna e djalit të tij, Egesta, ka bërë sërish një reagim në llogarinë e saj në Instagram, ku shprehet falenderuese për mesazhet dhe mbështetjen e marrë nga njerëzit, si dhe thotë se e vërteta triumfon gjithnjë.

    “Këto ditë kam pranuar mesazhe pafund në lidhje me situatën e fundit. I kam lexuar të gjitha dhe jam përzemërisht falenderuese për fjalët e mira dhe mbështetjen emocionale që më keni dhënë. Nuk është e lehtë kur jeta private zbulohet në një format me kaq shumë vëmendje publike e sidomos kur bëhet fjalë për një fëmijë, por e vërteta gjithmonë triumfon”, shkroi Egesta.

    Ky është reagimi i saj i dytë pasi Meritoni tregoi se i biri është autik. Një ditë më parë, ajo publikoi një foto të djalit 5-vjeçar dhe shkroi: “Mos u shqetëso zemër, e vërteta gjithmonë fiton. Së shpejti…”, shoqëruar me një emoji që nënkupton një lajm/detaj bombastik.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit