30.5 C
Tirana
E shtunë, 12 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ish-gazetarja, emërohet kryekomisare e Kuçovës

    Drejtori i policisë, Ilir Proda ka emëruar shefat e rinj të komisariateve në disa qytete të vendit.

    Edjona Dano është emëruar shefja e re e Komisariatit të Policisë në Kuçovë.

    Dano me profesion ish-gazetare, ishte e vetmja grua që garoi për shef komisariati dhe u shpall në listën fituese, si dhe u kualifikua fituese edhe në mesin e 290 garuesve që synonin në fund të vitit të kaluar për të qenë shefa komisariatesh.

    Së fundmi Dano mbante detyrën e Shefes së Seksionit për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve, në Policinë e Tiranës.

    Ndërsa më herët ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr. 6 Tiranë.

    Ky është emërimi i dytë në historinë 35-vjeçare të emërimit të një gruaje në krye të një komisariati. Anila Popa ka shërbyer në komisariatin e Librazhdit për disa muaj në vitin 2016.

    Lista e rokadës në policinë e shtetit:

    Kleant Serdari është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Mallakastër,

    Bledar Metaj Shef Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë

    Florian Dano shef i Policisë Kufitare Dibër

    Elvid Shehu në Komisariatin e policisë kufitare Sarandë

    Ferit Merkaj në Himarë

    Kliton Zharri në Cërrik

    Ajet Bega në Kurbin

    Leonard Ndreka në Gramsh

    Krenar Guçe, zv/drejtor për krimet në Policinë e Elbasanit

    Gentian Dedej në Pogradec.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit