Avokati i Popullit feston 25-vjetorin e krijimit.
Me këtë rast, dje u organizua dhe një festë.
Por 25-vjetori i themelimit të Avokatit të Popullit e gjen institucionin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në vend, me politikën të paaftë të gjejë konsensus për të zgjedhur titullaren, në një kohë kur Erinda Ballanca vazhdon në detyrë pa mandat prej 3 vitesh. Vetë Avokatja e Popullit argumentimin për këtë vonesë e gjen kështu:
“Proceset e përzgjedhjes së Avokatëve të Popullit po bëhen gjithnjë e më shumë politike dhe gjithë një e më tepër të vështira.
Kjo vjen sepse institucionet e të drejtave të njeriut, roli i “ombudsman-ëve” po rritet shumë dhe duke u rritur roli i tyre, politika bëhet më e kujdesshme në përcaktimin e titullarëve, për të pasur një balancë edhe për ta, brenda fuqisë që po marrin këto institucione.
Kjo lloj peshe politike e cila ekziston, është një sfidë e institucioneve tona, që duhet menaxhuar me kujdes në kuadër të pavarësisë së këtyre institucioneve”, tha Erinda Ballanca.
Në ceremoninë e kremtimit të 25-vjetorit të krijimit të herë të parë të institucionit të avokatit të popullit në Shqipëri, morën pjesë ambasadorë, drejtues të institucioneve të pavarura, përfaqësues të shoqërisë civile dhe partnerë ndërkombëtar.