14.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ish-kandidatit socialist i humbin paratë, kërkon ndihmën e qytetarëve: I kisha futur në një qese, kush i sjell do marrë dhe një shpërblim

    Ish-kandidatit socialist Vaid Shaba i ka humbur një shumë parash dhe për gjetjen e tyre ka kërkuar edhe ndihmën e banorëve të zonës.

    Në disa rrugë në Kavajë është afishuar një njoftim ku bëhet me dije se ka humbur një qese që kishte brenda 10, 000 euro, 580 paund, 310 dollarë dhe 130 franga.

    Ai jep dy adresa për këdo që ka informacion ndërsa për personat që i dërgojnë paratë njofton se do të japë edhe një shpërblim.

    Njoftimi

    Më ka humbur një qese me 10, 000 euro, 580 paund, 310 dollarë dhe 130 franga.

    Kushdo që ka informacion të më kontaktojë në numrin e telefonit:

    0682073309

    Pose të vijë pranë zyrave tona

    1-Exchange Vaid Shaba, rruga Qazim Kariqi tek ish-stacioni i autobusave

    2- Exchange 3A Flamuri, përballë xhamisë ngjitur me *bankën*

    Personi që sjell informacion ose paratë do të shpërblehet

    Ju faleminderit

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit