22.5 C
Tirana
E mërkurë, 3 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ish-këshilltarja e Ramës: Ju zbuloj qeverinë e re dhe si është puna me të, më merrte në telefon që në 5 të mëngjesit

    Në prag të shpalljes së kabinetit të ri më 11 shtator, ish-këshilltarja e kryeministrit, njëkohësisht dhe analiste politike, Ornela Çuçi komentoi në emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV mbi sfidat dhe pritshmëritë nga qeveria Rama 4.

    Çuçi theksoi se Shqipëria ka nevojë për një qeveri me pushtet real të teknikëve:

    “Unë do të doja që më në fund të kishte një qeveri plotësisht teknike. Edhe pse teknikët na kanë dështuar herë pas here, pushteti duhet t’u jepet atyre. Nëse për çdo gjë vendos vetëm kryeministri, atëherë asgjë nuk mund të bëhet si duhet nga profesionistët.”

    Në lidhje me premtimin e kryeministrit Rama se “asnjë ministër nuk do të qëndrojë më shumë se 5 vjet”, Çuçi u shpreh e bindur:

    “Në gjykimin tim po. Nuk besoj që do të jenë më në ministri.”

    Sipas saj, kabineti i ri pritet të ketë ndryshime rrënjësore:

    “Unë mendoj që Rama do të bëjë një qeverisje me figura të panjohura më parë, me njerëz të papërfolur, nga SPAK-u. Besoj që do të ndryshohen të gjithë ministrat, nga i Brendshmi deri tek ai i Drejtësisë. Nëse synimi numër një është BE-ja, atëherë duhet të kemi ministra teknikë.”

    Çuçi ndaloi edhe te pasardhësi politik të kreut të PS-së, duke theksuar mungesën e një figure të qartë që mund të trashëgojë lidershipin e Edi Ramës:

    “Sfida më e madhe e Ramës është të lërë institucione të trashëgueshme brenda PS-së. Nuk ka ende një pasardhës. Erion Veliaj e kishte karizmën e liderit, por fatkeqësisht nuk e shikoj të rikthehet në politikë.”

    Të gjithë sytë janë tani nga 11 shtatori, kur pritet të zyrtarizohet kabineti i ri i qeverisë Rama 4. Kush do të ikë e kush do të vijë në qeveri, atë do ta shohim në pak ditë.

    ***

    Ornela Çuçi tregoi se si ishte të punonte me kryeministrin Edi Rama dhe arsyet që e çuan drejt largimit nga detyra.

    “Rama të shkruan në orën 5 të mëngjesit për të të detyruar të bësh punën që ke marrë përsipër. Nëse harron, ai të kujton menjëherë.”, tregoi Çuçi.

    Për menaxhimin e sfidave brenda administratës dhe ndryshimet e zëvendësministrave dhe ministrave, Çuçi theksoi:

    “Ripërcaktimet nuk kanë qenë gjithmonë të drejtpërdrejta nga qeveria. Në fakt, në Shqipëri, zëvendësministrat nuk mbajnë detyrë për më shumë se disa muaj dhe shpesh ndryshojnë me ministrat.”

    Sa i përket largimit nga detyra, ish-zëvendësministrja sqaroi:

    “Nuk ishte shkarkim, por lirim nga detyra. Zakonisht, lirohet personi pasi ai kërkon dorëheqjen. Unë nuk kam pasur konflikt me drejtuesit për këtë çështje. Unë nuk e kam takuar Edi Ramën për t’u zënë keq, në atë kohë. Unë kisha kërkuar disa herë të ikja sepse ishte kohë e gjatë 5 vjet”, tha ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit