21.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ish- konkurentja e Perputhen: Ngacmim po të jesh me Golf, por jo me Porsche!

    Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Alba Pollozhani ka folur për ngacmimet seksuale.

    “Për mendimin tim, çdokush e provon për herë të parë për të hyrë në kontakt me një femër. Shohin një femër të bukur që kalon në rrugë, kanë dëshirë për ta njohur, pa marrë parasysh ça qëllimi kanë ose afatgjatë, ose afatshkurtër, se nuk jemi në kokën e tyre.

    Ai do ta provojë herën e parë, është gjëja më normale që ekziston. Mirëpo në bazë të reagimit tim, nëse unë nuk i liroj rrugë dhe ai vazhdon më tutje kundër vullnetit tim, atëherë unë e llogaris ngacmim seksual.

    Por në rast se unë vetë i liroj rrugë, nuk mund të quhet më ngacmim seksual”, tha fillimisht Alba.

    “Në ambientin e punës kam pasur gjithmonë fat se kam punuar në biznese familjare dhe kam pasur pozita të larta, edhe askush nuk ka guxuar të bëjë një gjë të tillë. E kanë ditur se kush jam aty dhe ça pozicioni kam, qoftë në punë, dhe në familje. Mua personalisht nuk më ka ndodhur asnjëherë, as në shkollë, as në punë dhe as në ndonjë vend tjetër”, tha ajo.

    Ndërsa kur e pyetën nëse vetë ajo ka ngacmuar dikë, ish-konkurrentja e “Për’puthen” tha se ‘ka pasur fatin që ta ngacmojnë meshkujt të parët’.

    “Të them të drejtën asnjëherë në jetë nuk kam ngacmuar dikë. Si femër jam me parime të forta edhe ndoshta mund ta kem pasur fatin që meshkujt të më ngacmojnë para.

    Jam shumë tip i rëndë, pres të më japin ngacmim para, pastaj mund të hap derën që të vazhdojë nëse unë kam interes për ta njohur. Nëse nuk kam interes e kthej kokën, as kundërpërgjigje, as shenja trupi dhe asgjë.

    Kjo në jetën time ka rezultuar shumë pozitivisht. Dua të them edhe një gjë tjetër, shumë ka të bëjë te pjesa a e llogarit ngacmim seksual të padëshirueshëm apo e llogarit ngacmim të dëshirueshëm, varet nga personi që ke përballë.

    Shembull, në rast se një femre, tani si ka ardhur koha, i kalon dikush me Golf 5 përpara dhe po i jep një ngacmim, ajo e llogarit direkt ngacmim seksual dhe nuk do t’i hidhte as sytë.

    Por në rast se i njëjti person do t’i kalonte me Porsche, atëherë ajo mund të hapë vetë dyert për të hyrë. Nuk do llogaritej aspak ngacmim seksual.

    Dua të dal në përfundimin se i njëjti person në rast se do ishte në kushte shumë të dobëta ekonomike, nuk do ia hidhte sytë dhe do thoshte ‘ja ky perversi’.

    Por në rast se ky person do të ishte me një makinë të shtrenjtë, do thoshte ‘ua sa i mirë, shpirti, zemra’ dhe do hynte në makinë”, tha Alba.

    Sipas saj, ekziston problemi në sistemin e shtetit.

    “E para, është kultura në familje, prindërit duhet t’i trajtojnë fëmijët që të vegjël që të jenë të lirshëm t’u tregojnë atyre edhe gjërat e këqija që iu ndodhin gjatë ditës. Jo si unë kur isha 10 vjeç kisha frikë t’i thoja mamit ‘sa të bukura i ka flokët ai djali’. E dyta, ne harxhojmë shumë kohë edhe në shkollë. Edhe aty duhet të ekzistojë sistemi, kontrolli, saksioni, edhe të mësohen e të edukohen fëmijët se kush është e mira dhe e keqja.

    Më pas mbi të gjitha këto, vjen edhe sistemi i shtetit. Në rast se një shtet nuk ka kontroll dhe sanksion, atëherë do ekzistojnë këto gjëra”, tha ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit