23.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ish-konkurrentja e Për’puthen: Gjithë shqiptarët e duan nusen, të virgjër jo si tuneli i Kalimashit

    Ish-konkurrentja e Përputhen, Sindi Loci, mori famë si “vajza e virgjër”. Ajo tregoi hapur në emision se nuk kishte kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale dhe se ishte në kërkim të një mashkulli ideal për të.

    Dhe pse në fund ajo nuk arriti ta gjente ‘princin e ëndrrave’ dhe doli vetëm nga programi i dashurisë, ajo vazhdon ende të rrëmbejë vëmendjen me deklaratat e saj.

    Në postimin e saj të fundit në Instagram, Sindi publikoi disa foto e veshur me bikini dhe në sektorin e komenteve reagimet ishin nga më të ndryshmet, mirëpo komenti i një ndjekëseje duket se i tërhoqi vëmendjen Locit.

    Ajo e pyeti ish-konkurrenten nëse vazhdon të jetë ende e virëgjër pasi një kushërir i saj është në kërkim të një partnereje të tillë.

    Nuk ka vonuar dhe i menjëhershëm ka qenë dhe përgjigja e Sindit e cila shprehet se shumicat e meshkujve i duan vajzat e virëgjëra dhe jo si ‘tuneli i Kalimashit’, ndërsa shtoi se atij i duhet të presë pasi nuk është i vetmi që e kërkon Locin.

    “Vazhdon të jesh e virgjër? Se më vjen një kusho nga Anglia dhe do një nuse të virgjër”– shkruan ndjekësja.

    “Ja ta shtoj dhe kushon tënd në listë, do presi icik o zemra taksirat se të gjith nuse te virgjër e duan jo tunel Kalimashi, edhe me thënë  të drejtën ka shkuar lista e gjatë shumë”– u përgjigj ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit