20.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ish-ministri socialist: Varfëri migjeniane në shekullin e 21, Shqipëria ende nuk ka ujë! Të ngrihet shtab pune

    Politikani i majtë dhe ish-ministri Arben Malaj, bën thirrje që qeveria të ngrejë një shtab pune për emergjencat e mungesës së ujit. Reagimi i tij merr shkas nga apeli i nënave të Nartës, të cilat kanë thënë se fshati nuk ka ujë prej kohës së diktaturës.

    “Shqipëria duhet të ketë sa më parë një shtab pune 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë për emergjencat e mungesës së ujit. Varfëri migjeniane në shekullin e 21-të, është situata vajtuese e nënave të Nartës që qëndrojnë në Nartë me sytë dhe shpirtin nga dera, duke pritur të përmalluara fëmijët e tyre – emigrantët e parë pas viteve ’90..

    Çdo qeveri duhet t’i fillojë investimet publike nga mosmungesa e dritave dhe ujit. Aty ku mungon uji, do të mungojë jeta, higjiena, do të sundojë varfëria deri në dhimbje”, shkruan ish-ministri Arben Malaj, duke kërkuar nhan shteti që të kthejë sytë nga njerëzit.

    Ai shprehet se banorët e zonave përreth Vlorës dhe çdo shqiptar, nuk duhet të lihen pa ujë asnjë sekondë.

    “Mungesa e ujit kudo në Vlorë dhe Shqipëri na turpëron të gjithëve. Njetëzisht, por edhe si ish-deputeti i tyre, solidarizohem 100% me nënat e Nartës dhe të Panajasë.

    Çdo vonesë është shpresëvrasëse dhe nxitëse e braktisjes së këtyre zonave me bukuri natyrore të jashtëzakonshme dhe potenciale zhvillimi sfiduese”, përmbyll reagimin e tij Arben Malaj, duke i kërkuar qeverisë socialiste që të ndërmarrë veprime konkrete për mungesën e ujit në vitin 2025.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit