11.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Ish-nënkryetari i PD-së: Sali Berisha ngelet “non grata”, asnjë ndërkombëtar nuk shkon ta takojë

    Ish-nënkryetari i PD-së Enkeled Alibeaj ka komentuar vizitën në Tiranë të kreut të delegacionit të PE, David McAllister, i cili shmangu takimin me kreun e PD-së Sali Berisha.

    Alibeaj tha se McAllister i dha një goditje të fortë qeverisë, por edhe kreut të PD-së Sali Berisha.

    Sipas tij, Berisha vijon të mbetet “Non Grata” dhe asnjë përfaqsues i rëndësishëm ndërkombëtar nuk shkon ta takojë.

    Çfarë tha McAllister se po i kthehemi edhe njëherë. I dha vërtet një goditje të fortë qeverisë lidhur me mënyrën si po sillet në raportin me drejtësinë, por i dha një goditje po aq të fortë edhe PD, më saktë Sali Berishës.

    Zotëria është përfaqësuesi më në zë i partive popullore sepse është afër me PD dhe nuk shkon ta takojë. Do të thotë, ka rifreskuar edhe njëherë qëndrimin konsistent në raport me personazhin politik Sali Berisha, ngelet non grata”, tha ai.

    Kujtojmë që gjatë vizitës në Shqipëri, kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister, ka deklaruar se është takuar me drejtues të Partisë Demokratike, por jo me kryedemokratin Sali Berisha.

    David McAllister, i cili 9 vite më parë, gjatë kohës që opozita kishte ngritur një çadër në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ishte i besuari i PD-së për negociata me mazhorancën socialiste, ka bërë me dije se është takuar kreun e grupit të PD-së Gazment Bardhi dhe dy deputetet Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit