3.5 C
Tirana
E premte, 17 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ish-postierit i gjenden në shtëpi 20,000 letra të padorëzuara

    Një ish-postier në Alicante, Spanjë, u arrestua pasi iu gjetën thasë të mbushura me letra që datojnë në vitin 2012.

    Nga e hëna në të premte, postieri shkonte në zyrën postare qëndrore në qytetin Alicante, merrte çantat dhe shkonte për t’i dorëzuar. Por, në vend të adresës së marrësit, letrat përfundonin në adresën e tij.

    Letrat u zbuluan pasi 62-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga policia, shiti shtëpinë e tij në Biar, një qytet me rreth 3,600 banorë në rrëzë të maleve pranë Alicante. Kur një ekip ndërtimi u shfaq për të rinovuar shtëpinë, ata gjetën thasë me mbeturina të shpërndara kudo.

    Rezultoi se nëpër thasë kishte pirgje me letra të vulosura, fatura dhe korrespondencë zyrtare që datonin rreth një dekadë më parë, të gjitha të destinuara për banorët në një zonë të Alicante.

    Policia dyshoi menjëherë te ish-pronari i shtëpisë. Në vitin 2013, zyra e postës kishte zgjedhur të mos rinovonte kontratën me të për shkak të parregullsive në punë.

    Ai u arrestua javën e kaluar dhe u akuzua për “pabesi në ruajtjen e dokumenteve”. Letrat do të mbeten në dispozicion të autoriteteve gjyqësore gjatë hetimit, derisa një gjyqtar të vendosë se letrat – të postuara më shumë se një dekadë më parë – mund të dorëzohen më në fund.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit