Në një intervistë për revistën “The Variety” , Kim Kardashian u përpoq t`i tregonte grave e vajzave se celësi i vetëm i suksesit, është puna! “Kam këshillën më të mirë për gratë në biznes. Ngrini prapanicën dhe punoni. Duket sikur këto ditë askush nuk do të punojë”, u shpreh ylli i reality show. Por komenti i saj nuk u prit aspak mirë e pati reagime të ashpra në rrjetet sociale.
Një ish-punonjëse e saj tregoi vështirësitë që përjetoi gjatë kohës kur punoi për Kim. Jessica DeFino rrëfeu se ka punuar shumë, praktikisht është rraskapitur për pasaniken, por është paguar me një shifër qesharake.
“Unë isha redaktore në aplikacionet Kardashian në 2015 në LA, punoja ditë e natë dhe fundjavave, mund të përballoja vetëm produkte ushqimore nga dyqani ’99 Cents Only’. Më është dashur të mungoj duke thënë se jam sëmurë, pasi nuk kisha para për të mbushur makinën me benzinë’’, ka shkruar Jessica DeFino. Postimi i saj ka marrë më shumë se 1 milion pëlqime. Më tej, ajo kritikoi motrat Kardashian për standardet e bukurisë që kishin vendosur.
“Gjëja më e vështirë në lidhje me atë punë është se pashë drejtpërdrejt sesi gratë më të famshme në botë kishin një standard të pamundur bukurie, na shtynë ne të tjerët të bëheshim si ato, të armatosura në atë lloj standardi bukurie për të shitur produkte dhe prapë kurrë nuk ishin të kënaqura”, vazhdon Jessica.