17.5 C
Tirana
E diel, 22 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ish-shefi i spiunazhit shqiptar: Raketat iraniane mund të mbërrijnë në Shqipëri

    Visho Ajazi Lika, ish-shefi i Shërbimit Informativ të Shtetit, është shprehur se raktetat iraniane me rreze 2200 km mund të arrijnë në Shqipëri, por sipas tij regjimi i Khameneit nuk do t’i përdorë ato për të sulmuar vendin tonë.

    Ai ju referua pranisë së opozitës iraniane, muxhahedinëve që ndodhen në kampet e Manzës në Durrës. Sipas Likës, ata nuk përbëjnë rrezik për Shqipërinë në mjedisin e ri gjeopolitik që kërcënohet nga lufta mes Izraelit dhe Iranit. Ish-kreu i SHISH ka zbuluar për Neës24 dhe bisedën me Berishën.

    “Unë jam involvuar në këtë punë që në ditët e para kur muxhahedinët erdhën në Shqipëri, pasi ish-kryeministri i asaj kohe më ka thirrur mua dhe ministrin e Brendshëm për ardhjen e 125 muxhahedinëve në Tiranë, të cilët pastaj do të shpërndahen në SHBA, Gjermani e Suedi.

    Ai më pyeti se çfarë mendimi kisha unë i thashë se ne nuk kemi burime për ti ndjekur e mbajtur në vëzhgim pasi ata janë luftëtarë prej 20 vitesh të mbyllur mes kufirit Irak-Iran dhe të papëlqyer nga të dyja krahët.

    Sa herë që më është kërkuar mendim kam thënë se ne nuk kemi kapacitet për ti ndjekur e vëzhguar. Unë në atë kohë, cdo dy javë kisha ambasadorin e Iranit që më thonte se ata janë kriminelë. Unë i thoja se s’jam polic, po të keni të dhëna nga inteligjenca juaj që vërtetojnë këto që thoni ju.

    Pra personalisht, unë nuk besoj se ata janë elementi kryesor që do të jenë në krye të pushtetit të Iranit nëse rrëzohet regjimi i Khameneit. Raketat më të certifikuara janë 2200 km larg dhe arrijnë tek ne. Nuk mendoj se do të harxhojnë raketa drejt nesh dhe nuk besoj jemi të rrezikuar. Jemi më të rrezikuar në aspektin kibernetik”, tha ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit