4.5 C
Tirana
E diel, 14 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ish-vila e diktatorit Enver Hoxha do të kthehet në qendër arti!

    Këshilli i Ministrave vendosi të mërkurën që të japë në shfrytëzim për një projekt kulturor “rezidencën qeveritare vila 31”, ish-shtëpia e diktatorit Enver Hoxha.

    Sipas vendimit, disa ambiente të kësaj ndërtese do të shfrytëzohen për realizimin e projektit kulturor “Vila Art Rezidencë Tirana”.

    Zbatimi i projektit do të bëhet nga Ministria e Kulturës, e cila do të marrë përsipër vetëm tarifat e  furnizimit me energji elektrike dhe ujë, si dhe koston e mirëmbajtjes së trajtimit të këtyre ambienteve gjatë gjithë periudhës së dhënies në shfrytëzim.

    Ndërtesa gjendet në qendër të Tiranës në lagjen që njihet si ish-Blloku, ku gjatë diktaturës komuniste 1944-1991 jetuan familjet e kupolës së njërit prej regjimeve më të egra të Lindjes.

    Hoxha e drejtoi Shqipërinë me dorë të hekurt derisa vdiq në vitin 1985, ndërsa pasardhësi i tij, Ramiz Alia ishte i fundit president që iku nga pushteti në të gjithë vendet e Lindjes pas rënies së “Perdes së hekurt”.

    Pas vitit 1991, shtesa e re e ndërtesës që ishte bërë në vitin 1973, u menaxhua nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe ka shërbyer për pritje zyrtare dhe aktivitete të ndryshme. Pjesa e vjetër e saj funksionon aktualisht si biznes, hotel dhe restorant.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit