13.5 C
Tirana
E diel, 22 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Ish-zëdhënësja e Berishës tregon se Ramën e ka kushëri (e prapë e sulmonte me fjalët më të egra, madje dhe nga familja)

    Ish-zëdhënësja e Sali Berishës, Erla Mëhilli, e ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV ka zbuluar lidhjen familjare që ka me kryeministrin Edi Rama.

    Ajo ka treguar se lidhja e saj me Ramën vjen nga gjyshja.

    “Mamaja e babait tim, pra gjyshja ime dhe Kristaqi, babai i Edi Ramës, janë kushërinj të dytë”, tha ajo.

    “Lidhja ime me Ramën vjen nga babai, lidhur me qytetin e Durrësit. Pra, më saktë, nga gjyshja.

    Mamaja e babait tim dhe Kristaqi, babai i Edi Ramës, janë kushërinj të dytë. Kur ai ishte gjallë, dy familjet tona takoheshin shpesh.

    Ndërsa me të ndjerën mamanë e Edit, mamaja ime ka punuar në një klinikë dentare.

    Unë Edi Ramën e kam takuar krejt rastësisht tek Parku i Rinisë, ku motra ime më prezantoi me të në një takim që nuk e mbaj mend”- u shpreh Erla Mëhilli.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit