19.5 C
Tirana
E premte, 25 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Ishte bërë psikopat, kërkonte të bashkëjetonim” – Jori i tregon Deas pse u nda nga ish-partneri

    Modelja Jori Delli ka rrëfyer arsyen e ndarjes nga partneri i saj gjatë një bisede me Dea Michelle në Big Brother Vip.

    Ajo tregoi se ish i dashuri i saj gjatë periudhës së COVID i kërkonte që të qëndronin 24 orë së bashku dhe donte që të jetonin së bashku, por Jori Delli kishte refuzuar. Modelja u shpreh se kishte për të studiuar dhe ish-partneri i saj ishte bërë si “psikopat”.

    “E shikoja pothuajse çdo ditë, e merrja dhe në telefon. Donte gjithë kohës se ishte vetëm. Donte të bashkëjetonte por i thashë jo. Gjatë COVID më stresonte, t’i sma var. Isha normale, sepse po studioja. Ka njerëz në COVID që bëjnë atë gjë, unë kisha për të studiuar.

    Ishte bërë psikopat mi, më thoshte ti “s’më do më”. Unë i thosha “më fal, kur nuk ishte Covid, ne takoheshim në të njëjtat orare, këto gjëra bënim”. Donte që të rrija gjithë ditën me atë. Se ai nuk punonte. Jam e çuditshme, një ditë dua të rri 24 orë me atë, një ditë dua të rri vetëm”, tha ajo.

    Jori shtoi se ajo i ka shumë bezdi meshkujt që janë aq të ngjitur dhe se do dëshironte që në një lidhje, dhe ajo dhe partneri i saj të jenë të punësuar dhe të mos kenë shumë kohë të qëndronte me njëri-tjetrin. Si mënyrë kjo, shtoi ajo, që ata të kenë mall për njëri-tjetrin.

    Duke biseduar me Dean, Jori u shpreh se ajo është tip pak i çuditshëm, kur vjen puna te marrëdhënia. Sipas saj, ka ditë që dëshiron të mos ndahet një sekond nga i dashuri dhe ditë të tjera, do të qëndrojë vetëm pa takuar askënd.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit