18.5 C
Tirana
E hënë, 28 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ishte fansja e zjarrtë: Luizi surprizon nënën e famshme të Tik Tok!

    Fituesi i Big Brother VIP Luiz Ejlli numëron mijëra fansa në të gjithë botën, e shumë prej tyre nuk ja kanë kursyer mbështetjen çdo ditë të qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme. Videot e një një zonje  të moshuar të quajtur Kristina u kthyen në virale, teksa ajo komentonte çdo lëvizje të Luizit dhe shprehte hapur simpatinë për të.

    Pas përfundimit të BBVIP këngëtari ka parë videot e zonjës dhe në shenjë falenderimi ka kërkuar të realizojë një video-call me nëna Kristinën e cila jeton në Greqi.

    Ejlli e ka ndarë videon me ndjekësit e tij të shumtë në instagram, të cilët po ashtu e njihnin zonjën në fjalë nëpërmjet videove të saj.

    Pas daljes nga shtëpia axhenda e Luiz Ejlli është tejet e ngjeshur me koncerte dhe projekte të tjera.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit