12.5 C
Tirana
E premte, 13 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Ishte përgatitur rrethimi i Parlamentit” – Gjin Gjoni: Ja pse ndryshuam strategji

    Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, foli për vendimin e mazhorancës për mos heqjen e mandatit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe për reagimin e Partisë Demokratike, pasi Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar heqjen e imunitetit për Ballukun.

    Deputeti e konsideroi reagimin dhe sjelljen e opozitës si një veprim të duhur përballë pritshmërive që ajo të reagonte si në rastet e mëparshme, gjë që sipas tij do të legjitimonte kritikat ndaj selisë blu.

    Gjatë gjithë seancës, megjithëse ishte përgatitur mundësia e një provokimi, madje edhe rrethimi i institucionit, ishin marrë masa që seanca të kalonte pa diskutime dhe të shkohej direkt në votim. Partia Demokratike zgjodhi një strategji krejt ndryshe.”

    Sipas deputetit, Partia Socialiste bëri një “autogol” duke votuar për mos heqjen e imunitetit të Ballukut.

    Në aspektin politik, unë them që Partia Socialiste ka bërë një gol në fushën e vet. Është një autogol shumë i madh.”

    Në lidhje me reagimin e institucioneve ndërkombëtare, Gjoni vlerëson se ato nuk e kanë mirëpritur vendimin e marrë nga mazhoranca për mbrojtjen e ish-zëvendëskryeministres.

    Reagimi i parë erdhi nga ambasada e Britanisë së Madhe, por edhe nga reagimi i Gjermanisë, e cila është promotori kryesor në raport me Bashkimin Europian dhe me ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit