10.5 C
Tirana
E hënë, 28 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Ishulli i energjisë”, shqiptari ideon projektin gjigant që do të furnizojë Evropën, kthehet dhe në gaz

    Inxhinieri shqiptar Fitim Kryeziu është një nga ideatorët e projektit më të madh të fushës së energjisë me vlerë 28 miliardë euro. Kryeziu, i cili jeton dhe vepron në Danimarkë, ka punuar prej disa vitesh bashkë me disa kolegë për projektin e quajtur “Ishulli i Energjisë”, i cili do të ndërtohet në Detin e Veriut.

    Një pjesë e kësaj energjie do të eksportohet edhe në disa vende të Evropës. Fitimi dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku ndau më shumë detaje rreth këtij projekti gjigant. Ai tregoi se ky ishull do të kthehet në një burim të pashtershëm energjie.

    Siç shpjegoi më tej inxhinieri, ata kanë për qëllim që ta kthejnë energjinë e erës dhe në gaz. “Kam filluar këtë projekt në vitin 2017 deri në 2019 nuk ishte fare i njohur.

    Disa kohë dhe kolegët tanë nuk e besonin se ky projekt mund të bëhet. Ishulli do të ndërtohet 100 km prej Danimarkës në Detin e Veriut.

    Do të bëhet një ishull artificial dhe përreth do të ketë qindra turbina të erës. Energjia e tyre shkon në ishull dhe shpërndahet me kabull në Danimarkë, Norvegji, Gjermani etj. Një pjesë e tyre mund që ta shndërrojnë energjinë jo si elektricitet por si gaz.

    Kjo do të arrihet përmes një sistemi ku ndryshon formën dhe nxjerr gaz prej energjisë së erës.“, tha Fitimi për emisionin e mëngjesit. Ai tregoi se projekti pritet që të përfundojë në vitin 2040.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit