Një ishull i izoluar është bërë shumë i njohur për shkak të jetëgjatësisë së banorëve të tij, të cilët falenderojnë për këtë, jetën pa strese larg sherreve dhe zhurmës së metropolit.
Të gjithë ata që kërkojnë të zbulojnë “burimin e rinisë” nuk duhet të kërkojnë më larg se ishulli 99 milje katrorë i Ikarias në Greqi.
Sipas statistikave zyrtare, në këtë ishull 1 nga 3 banorët jeton më shumë se 90 vite. Por ishulli nuk është i famshëm vetëm për jetëgjatësinë, por edhe për shëndetin e mirë.
Ikarianët ndjekin një stil jetese krejtësisht ndryshe nga banorët e qyteteve të mëdha.
Një studim nga universiteti i Mjekësisë së Athinës zbuloi se banorët në Ikaria konsumojnë shumë bishtaja, peshk dhe jo më shumë se 5 herë në muaj mish.
Ata i hanë perimet vetëm nga kopshtet e tyre dhe kanë një dietë të ulët me sheqer, por të lartë me vaj ulliri.
Po alkooli apo kafeina?
Për çudi ikarianët thonë që pinë verë dhe kafe përditë.



