11.5 C
Tirana
E premte, 23 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Ivanka Trump publikon foto nga vizita në Jug, i shoqëron me këngën e bukur shqiptare

    Ivanka Trump, vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale disa momente nga vizita e saj në Zvërnec dhe përgjatë bregdetit të Vlorës.

    Pamjet e publikuara prej saj në Instagram përfshijnë fotografi dhe video ku spikasin bukuritë natyrore të zonës, deti dhe gjelbërimi karakteristik, si edhe pamje panoramike nga larg të Ishullit të Sazanit. Videot shoqërohen me këngën e njohur shqiptare “Luleborë”.

    Mbrëmjen e së mërkurës, Ivanka Trump zhvilloi një takim informal me kryeministrin Rama në zonën e Ujit të Ftohtë, ndërsa më pas ata darkuan në një restorant në Orikum. Në këtë takim morën pjesë edhe rreth 60 arkitektë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit