19.5 C
Tirana
E shtunë, 11 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Ja ç’duhet të bëni për të gjetur emrin e përsosur për bebin tuaj

    1. Kërko te pema familjare

    Nëse ke dëshirë t’i vendosësh bebit një emër me histori ose që mbart një kuptim të thellë, nuk ka më mirë se të bësh disa kërkime te pema familjare. Sigurisht që emrat e gjyshërve ju i njihni, por ka gjasa që të gjeni ç’po kërkoni tek emri i dikujt që ka jetuar një shekull më parë. Emrat e vjetër janë gjithnjë të lezetshëm për vetë historinë që mbartin.

    2. Kontrollo rrotull

    Nëse dëshiron që fëmija të ketë një emër që është trend, mjafton t’i drejtohesh internetit për të parë se cilat janë emrat më të pëlqyer në botë ose Shqipëri. Për shembull:

    3. Tregohuni të vëmendshëm ndaj emrave të personazheve të famshëm

    Personazhe të televizionit, librave dhe filmave mund të jenë një frymëzim i mirë. Para “Game of Thrones”, emri Arya (Aria) nuk ishte shumë i përhapur, por sot është e kundërta. Kjo nuk do të thotë që t’i mbani shpresat te personazhet e ekranit apo librave, megjithatë mos e kushtëzoni veten – frymëzimi mund të vijë nga shumë mënyra.

    4. Pyesni

    Nëse jeni të pasigurt, pyesni familjarët ose miqtë tuaj në rrjete sociale. Organizoni një festë ku ndër të tjera ndani mendime në lidhje me emrat. Nga ana tjetër, mund ta mbani emrin e bebit sekret deri në përfundim të shtatzënisë nëse doni të shmangni ndonjë koment negativ. Njerëzit e teprojnë ndonjëherë!

    5. Lexo libra

    Një pjesë e prindërve blejnë libra me emra bebesh. Mjafton të lexoni për të parë se në cilin emër do t’ju rrahë zemra fort.

    6. Sigurohuni që të jetë lehtësisht i shqiptueshëm

    Të gjithë njohim dikë, emri i të cilit është i vështirë për t’u shqiptuar. Ndonëse mund të jetë emër cool dhe unik, sigurohuni që fëmija nuk do të përballet gjithë jetën me pyetjen: “Më fal edhe një herë, si e kishe emrin?”.

    7. Thuaje me zë të lartë

    Funksionon gjithmonë! Një ditë, engjëlli juaj i vogël do t’ju mërzisë ndaj të gjithë e dimë se do të duhet ta ngrini zërin. Pra, sigurohuni që emri të dëgjohet mirë.

    8. Mendoni për emrat përkëdhelës/versionet e shkurtuara

    Nëse e adhuroni një emër, por s’e duroni dot versionin e shkurtuar të tij, është koha të mendoni për diçka tjetër. Kini parasysh që fëmijët edhe tallin njëri-tjetrin, ndaj sigurohuni që bebi të mos ketë një emër të ngjashëm me ndonjë fjalë ofenduese.

    9. “Pyet” yjet

    Për të fiksuarit pas astrologjisë, kjo mund të jetë zgjedhja e duhur. Lexoni informacione për emrat e yjeve bazuar në shenjën e horoskopit të fëmijës.

    10. Thjesht prit

    Nëse gjithë ç’lexuat më sipër nuk funksionon, prit. Në momentin që i/e vogli/a do të jetë në krahët tuaj, do ta kuptoni se cili është emri i duhur.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit