Për herë të tretë në pesë vitet e fundit, Viena (Austri) është renditur në vendin e parë në Indeksin Global të Jetesës, një raport vjetor nga Economist Intelligence Unit.
Dhjetë renditjet e para u dominuan nga qytetet e Europës Perëndimore, të cilat përbëjnë gjysmën e listës. Pas Vienës, në vendin e dytë renditet Kopenhagen (Danimarkë), pasuar nga Zyrihu (Zvicër) dhe Calgary (Kanada), të dy në vendin e tretë. Top10 plotësohet nga:
5. Vancouver (Kanada)
6. Gjenevë (Zvicër)
7. Frankfurt (Gjermani)
8. Toronto (Kanada)
9. Amsterdam (Holandë)
10. Osaka (Japoni)
10. Melbourne (Australi; barazim me Osakën)
Raporti thotë se qytetet me përmasa mesatare në vendet më të pasura prireshin të dilnin jashtëzakonisht mirë në sondazh.