18.5 C
Tirana
E premte, 18 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ja futi telefonin në qeli Erion Veliajt? Ulsi Manja flet për herë të parë

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prej 12 shkurtit ndodhet në ambientet e paraburgimit në qytetin e Durrësit, pasi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

    “Lolita” ka pyetur së fundmi ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën, pikërisht për Veliajn.

    Përmes një pyetje me “spec” ajo i është drejtuar Manjës me aludimet që qarkullojnë lart e poshtë se kryebashkiakut i është futur telefon në qeli dhe pse nuk kanë vepruar po njësoj me presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën, i cili po ashtu ndodhet në burg.

    Pyetja: Ka fjalë që nëpër burgje futen telefona, a i keni futur telefon Erion Veliajt sepse ai poston çdo ditë në Facebook dhe pse nuk i fusni Ilir Metës që të pajtohet me Monikën, se shpirt ka dhe ai i shkreti?  

    Manja: Instutcionete vuajtjes së dënimit kanë rregulla të posaçme ligjore. Vetë ligji e ka parashikuar një sërë mjetesh komunikimi që banorët e rezidentë në këto institucione kanë me familjarët e tyre. Ka telefona, telefona të vendosura në institucionet tona ku çdo i dënuar ka të drejtë të komunikojë me familjen brenda limitit. KA dhe takime me familjarët. Pra ka një mundësi të madhe komunikimi dhe nëse dikush kërkon të jetë i pranishëm në jetën e dikujt ne ja kemi krijuar mundësinë, edhe Ilir Metës.

    Ndërkohë, theksojmë se kjo është hera e parë që socialisti është pyetur për kryebashkiakun, pas aludimeve se “ministri” i cili është përmendur nga vetë Veliaj në qeli ka qenë pikërisht Ulsi Manja.

    Nga përgjimet që me urdhër të prokurorëve të posaçëm i janë bërë kryebashkiakut në qeli, ky i fundit mësohet të ketë thënë që: “ministrin që ma bëri s’do e fal për 7 breza, do e shkrij”.

    Pas publikimit të këtyre përgjimeve ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka thënë se ky kërcënim i kryetarit të Bashkisë së Tiranës ka qenë pikërisht për Ulsi Manjën.

    “Mesazhi është për Ulsiun, sepse shkoi i tha merre telefonin, i tha ‘pije helmin’, i dha helmin. Mirë ia bëri, ti besosh Ulsiut është standardi më…”, u shpreh kryedemokrati më herët.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit