20.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ja kur nis edicioni i dytë i ‘Big Brother VIP Albania’

    Duke nisur nga data 24 dhjetor, edicioni i dytë i “Big Brother VIP” do të rikthehet në ekranin e Top Channel.

    Në një postim, faqja zyrtare e programit në Instagram publikoi zyrtarisht datën, e cila pothuajse dihej. Siç mund ta keni lexuar, burime për Anabel zbuluan javë më parë se “BBVA” do të niste më 24 dhjetor.

    “Shtëpia më e famshme, spektakli më emocionues, karakteret më shpërthyes, personazhet më të dashur…” shkruhet në videon ku janë përmbledhur momente të banorëve të edicionit të parë.

    Në komente, duket se shumë njerëz mezi e presin spektaklin, ndërkohë që të tjerë kanë pyetje, të tilla si “Pse nuk po e shoh Fifin” dhe “Pse nuk ka asnjë moment të Triksës me Donaldin?”, si një nga çiftet më të komentuar në historinë e “Big Brother”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit