17.5 C
Tirana
E premte, 9 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Ja pallati pa leje i Ben Malokut”, Belua ngatërron pallatin e… kushëririt të vjehrrës! U ndërtua kur ishte vetë drejtor në Bashki

    Nga Johana Lubonja

    “Ky është ai pallati që ka bërë Ben Maloku nja 2700 metra pa leje…”.

    Me ton kopetenti dhe duke tundur gishtin, Belua ka bërë një video rruge në Tiranë dhe e ka postuar në Instagram.

    Video mbyllet me konkluzionin e vendosur: “Ky është Erion Veliaj, që ta dini…”

    Por Belua ka gabuar prapë. Si duket gabon, sa herë përdor gishtat.

    E para, ky nuk është “pallati i Ben Malokut” siç e shpall Belua duke folur me shkurtesa si në mejhane.

    Ky pallat është ndërtuar nga Ilir Hoxholli.

    E dyta, Ilir Hoxholli është djali i tezes së Ledi Shamkut. Dhe ish-deputetja Shamku është… vjehrra e Belos.

    Ajo është nëna e së fejuarës së tij, Ana Shkreli Shamkut.

    Belo ziu nuk di dhe diçka tjetër. Ky pallat nuk është ndërtuar “pa leje nga Erjon Veliaj” por me leje të Lulzim Bashës.

    Dhe ka ndodhur ekzaktësisht në kohën kur Belo ka qenë drejtor (pa diplomë pjekurie) në Bashkinë e Tiranës.

    Ta kemi thënë dhe herë tjetër: Kije mendjen në mësim o Belo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit