14.5 C
Tirana
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ja prova e “pafajësisë” së dhëndrit të Sali Berishës

    Ekziston një provë e pakundërshtueshme që mund të tregojë pafajësinë e Jamarbër Berishës dhe ta çlirojë atë nga akuzat se është bërë miliarder duke korruptuar qeverinë, pastruar paratë dhe abuzuar me ligjet: janë postimet e tij në rrjetet sociale.

    Ai bën me qindra të tilla, dhe mjafton t’i lexosh për të kuptuar se kush shkruan gjëra të atilla nuk mund të ketë inteligjencën, dinakërinë, kulturën dhe aftësinë për t’u bërë i pasur.

    Mjafton të lexosh postimet e Abit, aq të kota, kontradiktore, vulgare dhe banale, dhe kupton menjëherë që pas “fatit” të tij financiar duhet të fshihet dikush tjetër: ndoshta vjehrri, gruaja, ose ndoshta miq të familjes. Të gjithë, por jo ai.

    Nëse avokatët e tij mbrojtës do të kenë guximin t’i paraqesin në gjykatë postimet e tij, edhe gjyqtarët do të bindeshin se Abi duhet të jetë patjetër i pafajshëm, sepse edhe për të qenë një “arsen lupen” duhet të kesh pak inteligjencë. (Shqiptarja.com)

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit