Një artikull i fundit ngre sërish në qendër të debatit barazinë gjinore në punët e shtëpisë, duke theksuar se burrat duhet të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në punët e shtëpisë, jo sepse e thotë shkenca, por thjesht sepse është e drejta dhe logjikja.
Studimi i Alyssa Croft, nga Universiteti i British Columbia, tregon se vajzat që rriten në familje ku detyrat e shtëpisë ndahen në mënyrë të barabartë ndërmjet prindërve, kanë më shumë gjasa të kenë ambicie të gjera profesionale. “Mënyra si prindërit trajtojnë punët shtëpiake duket se ka një rol të veçantë në formësimin e vizionit të vajzave për jetën e tyre”, thekson Croft, shkruan theguardian.
Për autoren e artikullit, kjo u bë edhe më domethënëse kur vajza e saj e vogël i tha se do të donte të ishte “babi” kur të rritej, sepse “mamatë shkojnë gjithmonë në pazar dhe çojnë fëmijët te mjeku”. Ky koment i sinqertë e bëri çiftin të kuptonte se duhej të jepnin një shembull edhe më të balancuar.
Por përtej ndikimit te fëmijët, arsyeja pse burrat duhet të bëjnë pjesën e tyre është e thjeshtë: sepse është e drejtë. Statistikat nga Byroja e Statistikave të Punës në SHBA tregojnë se 82% e grave bëjnë punë shtëpie çdo ditë, kundrejt vetëm 65% të burrave, ndërsa për pastrim dhe lavanderi kjo shifër bie në 20% për burrat.
Autoria thekson se nuk ka nevojë për justifikime të sofistikuara: burrat duhet të lajnë enët, të fshijnë dhe të pastrojnë, jo për të marrë mirënjohje apo për të ndikuar në ambiciet e vajzave të tyre, por sepse ata gjithashtu hanë në ato pjata dhe jetojnë në atë shtëpi. “Mjaft me justifikime, thjesht bëjeni,” përfundon ajo.