10.5 C
Tirana
E shtunë, 2 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ja si mafia e ilaçeve paguan Andi Bushatin dhe Shkullakun me paratë e korrupsionit në shëndetësi. Dy gazetarët me vila lëvdata ‘oligarkes së zezë’

    Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, dy gazetarë ‘parimorë’ me vila dhe makina luksoze, që luftojnë korrupsionin nga llogoret mediatike, kanë reklmuar tek ‘Lapsi’ i tyre zonjën Merita Sheqi, bashkërpronare dhe CEO e kompanisë së tenderave klientelistë në shëndetësi dhe skemave të vjedhjes me rimbursimin fiktiv të ilaçeve, Rejsi Farma.

    Bushati denoncon në çdo studio korrupsionin qeveritar, por në të njëjtën kohë nuk i refuzon paratë e Merita Sheqit që ka përlarë me tendera klientelistë në shëndetësi.

    Nuk dihet nëse Bushati dhe Shkullaku besojnë vërtetë se Rejsi Farma është vërtetë një kompani lider dhe që funksionon në përputhje me cilësinë dhe standardet rregullatore europiane, apo Merita Sheqi u ka mbushur xhepat me paratë publike.

    Po kush është në të vërtetë Merita Sheqi dhe çfarë përfaqëson kompania Rejsi Farma?!

    Rejsi Farma është instrument i klanin familjar Sheqi-Maho, ku në skenë spikatin vëlla e motër oligarkë, Petrit Maho dhe Metita Sheqo.

    Kontrollojnë kompanitë e tenderave korruptivë, të skemave mashtruese me rimbursimin e barnave, të kontrabandës së ilaçeve, falsifikimit, monopoleve, ilaçeve të skaduara dhe analizave të rreme si: Intermed, Rejsi Farma, Noval, Noval Laboratory, Beata dhe Vetal.

    Kur nuk e kap vëllai tenderin, e kap motra me bashkëshortin, kur nuk e kap motra, e kap vëllai me bashkëshorten e tij, me nipin, mbesën dhe dhëndrin.

    Merita Sheqo dhe Petrit Maho, vëlla e motër, vetëm me kompanitë Rejsi Farma dhe Intermed, kanë marrë rreth 700 tendera vitet e fundit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe degët e saj.

    Tenderat karakterizohen nga flamuri i korrupsionit, që do të thotë se janë finalizuar pa garë, duke përjashtuar ofertat më të ulëta, me pazar në tavolinë, me ofertë fituese pothuajse sa fondi limit dhe me manovra të tjera korruptive.

    Rejsi Farma, një histori mashtrimi

    Merita dhe Nexhat Sheqi, bashkëshortë, janë pronarë të kompanisë Rejsi Farma, e përfshirë në skema korrupsioni me FSDKSH me rimbursimin e ilaçeve të paktën nge vitit 2007 deri më sot. Rejsi Farma është pjesë e disa listave të zeza të prokurorisë, policisë, organeve anti-korrupsion etj., si një nga kompanitë farmaceutike më të kompromentuara në Shqipëri, ku më në detaje do të flasim në vijim.

    Krahas barnave me cilësi të dyshimtë, trusteve, lejeve ekskluzive, Rejsi Farma është monitoruar edhe për kontrabandë ilaçesh dhe lëndësh të paligjshme.

    Vetëm gjatë viteve të fundit, çifti Sheqi ka marrë nga Ministria e Shëndetësisë rreth 500 tendera klientelistë për furnizim me ilaçe, me vlerë miliona euro.

    I biri Rejdi Sheqi, luks të shfrenuar 

    I biri Merita Shehit, Rejdi Sheqi, ekspozon luksin me paratë publike, si makinë McLaren me vlerë rreth 170 mijë euro, Maybach AMG, ora të tipit Hublot, vilë në Rolling Hills etj. Luksi i tij nuk është thjeshtë një fyerje për opinionin publik, por është një sfidë për SPAK.

    Ai rezulaton me një pagë 6.5 milionë lekë në muaj si drejtor marketingu në kompaninë e Rejsi Farma. Drejtore marketingu rezulton edhe e motra, Nensi Sheqi, me pagë 6.5 milionë lekë në muaj.

    Vëllai Maho rekord tenderash korruptivë

    Vēllai i Merita Maho Sheqi, Petrit Maho, mamuthi i ilaçeve dhe laboratorëve në Shqipëri, mban edhe rekordin për numrin e tenderave me flamur të kuq korrupsioni në shëndetësi. Vitet e fundit, përmes kompanisë Intermend, Petrit Maho ka marrë rreth 230 tendera me vlerë miliona euro në Ministrinë e Shëndetësisë dhe degët e saj.

    Nga 230 që ka ‘fituar’ nga vitit 2018 deri më sot, 200 tendera rezultojnë me flamur të kuq korrupsioni, pasi kompania e Petrit Mahos ka qenë e vetme në garë ose të gjithë pjesëmarrësit e tjerë, me oferta më të ulëta, janë përjashtuar nga gara.

    Për pasojë, oferta e paraqitur nga Maho që është shpallur fituese, është pothuajse sa fondi limit, duke prodhuar një vjedhje sistematike të fondeve publike.

    200 tenderat me njollë që ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe drejtorët e saj i kanë dhënë me pazar në tavolinë Petrit Mahos duhet të jenë objekt hetimi nga SPAK

    93 milionë lekë paga mujore

    Petrit Maho i ka vendosur vetes dhe bashkëshortes së tij Anila Maho një pagë me vlerë rreth 93 milionë lekë në muaj.

    Në kompaninë e tenderave klientelistë në shëndetësi, ‘Intermed’, Petrit Maho i ka vendosur vetes një pagë mujore rreth 40 milionë lekë, ndërsa bashkëshortes së tij Anila Maho 33 milionë lekë në muaj.

    Në kompaninë ‘Noval’ e cila bën teste false për covid në pikat kufitare, edhe ky një koncesion korruptiv, Petrit Maho i ka vendosur vetes një rrogë prej 5 milionë lekësh në muaj, ndërsa bashkëshortes rreth 3.7 milionë lekë në muaj.

    Në kompaninë tjetër ‘Noval Laboratory’, Pertit Maho i ka vendosur vetës 3 milionë lekë në muaj dhe po 3 milionë lekë në muaj bashkëshortes së tij, Anila Maho.

    Në kompaninë tjetër, Vetal, Petrit Maho i ka vendosur vetës një rrogë prej 1.3 milionë lekë në muaj.

    Në kompaninë tjetër Beata, oktapodi i ilaçeve, Petrit Maho, i ka vendosur vetës një rrogë prej 3.7 milionë lekë në muaj. Në kompaninë Medica-vet, Petrit Maho merr rreth 1 milionë lekë pagë në muaj.

    Vila e Flamur Nokës

    Biznesmeni kontrovers Petrit Maho, një nga kolonat e korrupsionit në shëndetësi me kompaninë INTERMED, të analizave false dhe certifikimit të ushqimeve skarco me kompaninë NOVAL, dyshohet se është ‘oktapodi’ që mbulon formalisht në letra vilën 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit, për të cilën përflitet se është në pronësi të Flamur Nokës.

    Petrit Maho dyshohet se mbulon vilat e disa politikanëve të korruptuar, ndërsa lidhjet e tij më të forta janë me Taulant Ballën, Flamur Nokën, Vullnet Sinën etj.

    Prapaskena mëson se oligarku i shëndetësisë, Petrit Maho, doli zbuluar në Gjirin e Lalzit, kur një grup misterioz dhe i përgatitur, nisi të vjedhë në vitin 2014 paratë e korrupsionit të politikanëve që kishin fshehur nëpër vila të kamufluara në emra të tjerë.

    Objekt ishin ish ministrat e PD dhe ministrat e PS. Grupi i hajdutëve kishte informacion të hollësishëm për vilat e kamufluar të secilit ministër dhe ish ministër në emra biznesmenësh.

    Vilat në emrin e Petrit Mahos, që në fakt ishin të disa ish ministrave, janë thyer dhe bastisur, ku besohet se janë vjedhur miliona euro.

    Meqenëse paratë ishin të pista, nuk pati denoncim, por vetëm luftë mes klaneve politike.

    Piramida ‘Noval’

    Me kompaninë Noval, Maho operon në dy drejtime: Në testet dhe analizat fiktive si dhe me certifikimin e produkteve skarco për llogari të mafies së ushqimeve, që përfaqësohet nga bosët e supermarketeve. Noval ka marrë një koncension me natyrë monopoliste për të bërë teste false për covid në pikat kufitare. Gjithashtu, Petrit Maho, me kompaninë Noval, ka marrë nga Ministria e Bujqësisë monopolin e analizave të ushqimeve, ku çdo vit përlan 3.6 milionë euro.(Prapaskena)

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit