9.5 C
Tirana
E hënë, 28 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Jam 42 vjeç dhe fle në të njëjtën dhomë që kur isha fëmijë, sepse nuk gjej punë!

    “Emri im është Emiliano. Jam 42 vjeç dhe jetoj në një qytet të vogël në Lombardi. Unë shkruaj (e di që nuk jam as i pari dhe as i fundit) për gjendjen në të cilën ndodhem tani, për shkak të profesionit që zgjodha të bëj.

    Epo më duhet ta pranoj, unë jam pjesë e ish-të rinjve me shpresa të mëdha. Fillimisht studiova në shkollën e mesme klasike dhe më pas u diplomova për drejtësi. Pas studimeve në vitin 2005, i kisha të gjitha kushtet për të pasur sukses, diploma, trajnime por jo, nuk ndodhi kështu.

    Fatkeqësisht, në sektorin tim në Italinë e pasur Veriore nuk bëhet asgjë në këtë drejtim. Fatmirësisht kisha hyrë në një bibliotekë publike, ku në këmbim të premtimeve bëra shumë punë vullnetare, duke marrë në këmbim dy kontrata. Në fakt, fjalët e bukura për mua, ishin thjeshtë një shkelm prapa shpine.

    Më pas nisi “karriera” ime si operator telefonik, punë të cilën e bëj për para, që të mos varem nga askush.

    (punë me të cilën sfidoj këdo të mbajë veten pa ndihmë financiare të jashtme), detyrë që e kryeja duke e alternuar me atë të shitësit, rreptësisht vetëm për komisione. Shpesh herë e kuptoj që nuk po bëj asnjë hap më tej, duke qëndruar në vend.

    Jetoj me prindërit e mi, duke fjetur në të njëjtën dhomë që kur isha fëmijë. Të kesh kaq shumë ide dhe vullnet të mirë për të shitur duket se nuk vlen më. Tani e kuptoj se jam plakur për gjithçka.

    E di që dikush do të kundërshtojë e të më thotë: “Emigro. Shkoni jashtë vendit! Pse largohesh?”. Këtyre ekspertëve dua t’u them: edhe unë e kam provuar atë rrugë, por askush nuk më donte. Megjithatë, shpresa është e fundit që vdes.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit