20.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Jam e mërzitur që nuk jam pranë tij!” Efi flet për Luizin dhe thashethemet rreth tij: Keqardhje për fjalët që dëgjoj

    Efi ka bërë një reagim në Instagram, ku shprehet e mërzitur për faktin që Luizi ka mbetur vetëm në lojë dhe që nuk do të jetë në dy primet e ardhshme (sonte dhe të shtunën).

    Në një video të postuar në mediat sociale ajo e konsideron “vëlla” dhe thotë se e ka përzemër sepse ka shpirtin e pastër.

    Më tej, ajo shpreh keqardhjen për lajmet që kanë qarkulluar mbi Luizin, duke thënë se i beson instinktit të saj dhe mbështet Luizin.

    “Përshëndetje të gjithëve! Doja të bëja këtë video për t’ju lajmëruar se nuk do jem në dy Prime, pra sonte dhe të shtunën sepse nuk do jem në Tiranë. Por, pavarësisht kësaj dua në çdolloj momenti në tregoj suportin tim ndaj Luizit.

    Jam shumë e mërzitur që jam këtu ku jam dhe nuk jam pranë tij, por fundja kjo nuk ishte në dorën time. Ndoshta fizikisht jam këtu, po shpirtërisht jam pranë…siç ai më quajti motër edhe unë po e quaj vëlla. E quaj kështu sepse realisht e kam shumë përzemër dhe është i vetmi njeri i mirë që kam njohur aty brenda. Duke përjashtuar Kiarën.

    Kur e shoh Luizin tani që jam këtu vetëm, vetëm në lojë pavarësisht se mund të ketë Kiarën pranë tij, mërzitem realisht shumë. Nuk më vjen aq inat për daljen sa më vjen për faktin që nuk jam pranë tij. Kam një lloj keqardhje shumë të madhe për fjalët që dëgjoj që po fliten jashtë. Por sinqerisht ua them nuk më intereson aspak.

    Unë njerëzit i vlerësoj për shpirtin që kanë dhe për aq sa i njoh. Nuk më intereson fare se çfarë mund të thuhet për ta. I besoj intuitës sime që e kam shumë të fuqishme. Më vjen keq për ato që dëgjoj, nuk dua të jap koment për këtë. Luizi do dalë me fitore”, thotë Efi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit