14.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Jam e shkatërruar”, Rita Ora reagon për vdekjen e Liam Payne me të cilin kishte bashkëpunuar

    Rita Ora është shprehur zemërthyer për ndarjen nga jeta të këngëtarit “One Direction”, Liam Payne, me të cilin edhe kishin bashkëpunime në arenën e muzikës.

    Ora thotë se i pëlqente shumë të punonte me Payne, ndërsa pas këtij rasti tragjik, ajo shton se kënga e tyre merr një kuptim krejtësisht të ri.

    ”Jam e shkatërruar. Ai kishte shpirtin më të mirë, nuk do ta harroj kurrë. Më pëlqeu shumë të punoja me të – ai ishte thjesht një gëzim i madh të isha pranë skenës dhe jashtë saj. Ky lajm tragjik më thyen zemrën.

    Duke dërguar gjithë dashurinë dhe lutjet e mia për familjen dhe të dashurit e tij. Kënga jonë ”For You”, merr një kuptim krejtësisht të ri për mua tani. R.I.P”, shkruan Rita Ora në rrjetet sociale.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit