13.5 C
Tirana
E diel, 14 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Jam gati të bëj valixhet dhe të dal”, Romeo Veshaj i prekur, bën deklaratën e papritur

    Aktori i humorit Romeo Veshaj gjatë një bisede me Erjola Doçin është shprehur se është gati të marrë valixhet dhe të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

    Konkurrenti ndihet shumë i prekur nga komentet negative të dy opinionistave të spektaklit, Arbër Hajdri dhe Ori Nebijaj të cilët i thanë se po i bën presion partneres së tij, Heidi Baçi.

    “Janë dy opinionista të vetëm dhe jo 200 milionë shqiptarë. Bëj një ndarje logjike të lojës edhe më beso që nuk do përfshiheni më si çift”- i tha Erjola-Romeos duke u përpjekur që të qetësojë atë.

    Pjesë nga biseda:

    Romeo: Çfarë po thoni moj, unë po i jap presion kësaj vajzës? Unë jam gati për të bërë valixhet dhe të dal moj

    Erjola: Kupto diçka Romeo që është një opinion i vetëm

    Romeo: Si një moj ishin te tre

    Erjola: Janë dy opinionista të vetëm dhe jo 200 milionë shqiptarë

    Romeo: Domethënë ata shikojnë 24/7 dhe çfarë thua moj

    Erjola: Keni kohë çdo gjë mund të rregullohet në këtë botë

    Romeo: Jo moj jam unë ai që po i fus presion kësaj gocës

    Erjola: Sepse nuk ke bërë një ndarje logjike të lojës

    Romeo: Si të bëj një ndarje moj, çfarë thua?

    Erjola: Bëj një ndarje edhe më beso që nuk do përfshiheni më si çift. Pjesën romantike mbajeni shumë të fshehtë.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit