Një kapitull i rëndësishëm në jetën personale të Xhonatan Islami dhe moderatores Roza Lati është mbyllur prej kohësh, edhe pse vetëm së fundmi është bërë publik.
Gjatë një interviste në emisionin “Zgjohu me MCN”, Xhonatani vendosi të sqarojë situatën, duke zbuluar se ndarja mes tyre ka ndodhur rreth 3-4 muaj më parë. Ai tregoi se lidhja e cila zgjati afro një vit dhe ishte zhvilluar nën vëmendjen e publikut, por tashmë i përket të kaluarës.
Me një qasje të qetë dhe pa asnjë shenjë tensioni, ai u shpreh se ndihet mirë me jetën e tij aktuale dhe po e përjeton pozitivisht statusin si beqar.
Ndër të tjera, ai nuk la pa përmendur edhe respektin ndaj ish-partneres, duke i uruar asaj më të mirat dhe duke theksuar se beson që ndjenjat e mira janë të ndërsjella.
“Jam i lumtur single, Rozës i uroj më të mirat,” theksoi ai, duke shtuar me bindje: “Jam i sigurt që edhe ajo më uron gjithë të mirat.”



