10.5 C
Tirana
E hënë, 23 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Jam kërcënuar”, me çfarë u përball Ilnisa Agolli pasi mbështeti publikisht Rogertin?

    Ilnisa Agolli ka bërë të ditur se është përballur me reagime të ashpra në rrjetet sociale, pasi shprehu publikisht mbështetje për Rogertin në “Big Brother VIP 5”.

    Sipas saj, situata nisi pas një mesazhi inkurajues që ajo dërgoi për banorin aktual përmes platformës “Big Love”. Mbështetja u shoqërua me reagime negative nga një pjesë e ndjekësve të formatit.

    Gjatë një interviste në “Fan Club”, Agolli tha se në adresat e saj personale kanë mbërritur mesazhe denigruese, mallkime dhe kërcënime. Ajo e lidhi këtë valë reagimesh me qëndrimin e saj publik ndaj lojës dhe banorëve të këtij sezoni.

    Në të njëjtën dalje, ish-banorja u ndal edhe te mënyra si po zhvillohen reagimet jashtë shtëpisë. Ajo foli për adhurimin ekstrem ndaj disa prej banoreve dhe e paraqiti këtë si një fenomen shqetësues në plan shoqëror.

    Agolli e vendosi theksin te klima e krijuar rreth formatit dhe te mënyra si mbështetja për një konkurrent po shoqërohet me sulme ndaj personave që shprehin hapur një qëndrim publik.

    Gjatë fjalës së saj në studio, ajo u shpreh saktësisht:

    “Rogerti është një djalë që ka përmbajtje dhe thelb sinqeriteti në llojin e tij. Shqiptarët duhet të kuptojnë që ndryshe është një njeri në një kompeticion siç është Big-u dhe ndryshe është një njeri në jetë. Edhe në këto mesazhet, në mbështetjen publike që bëra ndaj Rogertit, mesazhet private ishin shumë të ndyra, pasi kemi arritur deri në mallkime të një lloji… rubineti neverie do ta quaja unë. Ti nuk mund të mallkosh se unë mbështes Rogertin. Nuk mund të kalojmë në këto ekstreme si tifozë të zjarrtë që jemi për ‘sindromën’ Selin apo ‘sindromën’ Brikena, të cilat në fakt nuk janë asgjë, përveç se fundi i së ardhmes për fëmijët e së nesërmes.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit