12.5 C
Tirana
E enjte, 27 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Jam një dashnor i llahtarshëm” – Habit Arjan Curri, tregon për martesën me…

    Analisti dhe teologu Arjan Curri, ka marrë shumë vëmendjen me deklaratat e tij kohëve të fundit. I ftuar ditën e djeshme në “Live from Tirana” me Ronaldo Sharkën ka bërë një bisedë pa filtra. Ndër të tjera ka treguar se është i martuar në kishë me lirinë dhe ka një vajzë 15-vjeçe.

    Ronaldo: Pse nuk je martuar?

    Arjan Curri: Unë jam i martuar, me lirinë time. Kam bërë martesë në kishë. Kisha ka dy lloje martesash, ose të martohesh me një grua me të cilën do të bësh fëmijë dhe familje, ose të martohesh me një liri të pamatë dhe të pafund, me të cilën ti je i atashuar.

    Ronaldo: Bashkëjetoni në një shtëpi?

    Arjan Curri: Me lirinë unë jam dhe tani, këtu, në përjetësi. Jam një dashnor i llahtarshëm, një gjuajtës i përjetshëm i lirisë dhe aty ku e gjeta martesën me të, e bëra.

    Ronaldo: Ka erotizëm mes teje dhe lirisë tënde?

    Arjan Curri: Patjetër. Zoti një nga cilësitë që ka, është liria dhe erotizëm duhet të ketë mes njeriut dhe Zotit, mes njeriut dhe krijesës, mes njerëzve me njëri-tjetrin. Pra, liria është një dimension që nuk ka as masë, as kufij, as kohë, as hapësirë. Është gati-gati të bërit një me Zotin. Unë këtë martesë e kam bërë dhe i kam qëndruar deri tani besnik. Mund të ndërroj nesër, kur të ndërroj do ta them, por deri tani nuk kam ndërruar akoma.

    Ronaldo: Mund ta tradhtoje?

    Arjan Curri: Mund ta tradhtoja nëse do të gjeja një më të mirë se ajo, deri tani nuk kam gjetur.

    Ronaldo: E mendon veten si baba?

    Arjan Curri: Martesa që kam bërë unë, më jep një titull ‘babi’. Kam një fëmijë, por nuk mund të them më tepër. Është 15 vjeçe, është vajzë. E ka emrin Irini, ose Irena në shqip, ka lidhje me paqen. E dua pafund.

    Ronaldo: Të ngjan ty më shumë apo lirisë?

    Arjan Curri: Më ngjan mua më shumë se është vajzë. Po të ishte djalë mund t’i ngjante lirisë, vazjat zakonisht i ngjajnë baballarëve.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit