11.5 C
Tirana
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Jam njeri, jo robot” – Zegjina Çaushi iu përgjigjet atyre që e ironizojnë për gabimet në Kuvend

    Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka reaguar pas qarkullimit të një video nga foltorja e Parlamentit, ku ajo bën disa lapsuse në të folur.

    Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka theksuar se meraku i disa personave për ndonjë gabim të vogël gjatë të folurit është i tepruar dhe i pakuptimtë.

    Sipas saj, të gjithë njerëzit mund të ngatërrojnë një fjalë apo të bëjnë një ndalesë të shkurtër, por këto nuk kanë asnjë lidhje me thelbin e punës së saj si përfaqësuese e qytetarëve:

    Mirëmëngjes! Të merresh me ndonjë shkronjë ose fjalë që ngatërrohet, apo me një ndalesë të vogël gjatë fjalimit, është absurde. Jemi njerëz, jo robotë.

    E rëndësishme është përmbajtja, puna dhe mesazhi, jo detajet pa vlerë që disa zgjedhin t’i fryjnë, e që nuk kanë aspak rëndësi për qytetarët.

    Këto gjëra nuk ndryshojnë asgjë nga përgjegjësia dhe angazhimi im i përditshëm për qytetarët.

    Nëse dikush gërmon e gërmon për gabime, patjetër që do të gjejë. Më ngelet t’ju them vetëm: Puna mbarë”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit