9.5 C
Tirana
E diel, 8 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Jam përballur me disa nga frikërat e mia më të mëdha”, Dea tregon se ka bërë një operacion që zgjati më shumë se 4 orë

    Dea Michelle, e njohur nga pjesëmarrja e saj në formatin ‘BBV2’, së fundmi nuk është parë të jetë aktive në rrjete sociale.

    Pasditen e sotme, nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo ka treguar se ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale e cila ka zgjatur për më shumë se katër orë. Duke treguar që gjithçka ka shkuar mirë, ajo bën një rikujtesë për të gjithë: ‘Të mos lini pas dore kontrollet shëndetësore!’

    “Këtë fundjavë jam përballur me disa nga frikërat e mia më të mëdha.

    Pas disa muajsh analiza dhe vizita, u desh një ndërhyrje kirurgjikale që zgjati 4+ orë.

    Kjo ka qenë një eksperiencë sfiduese, pavarësisht se jam përpjekur të jetoj sa më normalisht mes ankthit dhe lotëve.

    Ndërkohë koha pas operimit, të mësoka të jesh mirënjohese për gjërat e vogla(të medha) që shpesh i marrim për të mireqena.

    Falë zotit çdo gjë shkoi mirë. Mirënjohese për mjekët dhe njerëzit e mi të dashur që më kanë qëndruar pranë. Rikujtesë për të mos i lënë pas dore kontrrollet shëndetesore! Qëndroni gjithmonë optimistë dhe kujdesuni për veten! Ju uroj shëndet të gjithëve”, shkruan ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit