8.5 C
Tirana
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Janë 5 supersticionet më të zakonshme, por a duhet të besojmë vërtet tek to?

    Njerëzit janë gjallesat më inteligjente dhe udhëhiqen nga logjika e besojnë në shkencë, por secili prej nesh ka disa frikëra që ndikojnë herë pas here në gjykim. Këtu hyjnë në lojë supersticionet si shfaqje e disa prej frikërave më të zakonshme.

    Psikologjikisht e shpjeguar, të besuarit në supersticione na jep iluzionin e kontrollit duke na ofruar një zgjidhje shumë të lehtë për të shmangur aksidente të mundshme në jetë. Pra, duke shtuar elementin e parashikimit, e paparashikueshmja bëhet e kontrollueshme.

    Në kategorinë e supersticioneve më të përhapura janë 5, të cilat do i listojmë më poshtë:

    Numri 13

    Nëse për disa është fat, për të tjerë e premtja që shënon datën 13 është ditë tersi. Të tjerë nuk e vendosin si numër në ashensore, apo në dhoma hoteli. Ka dhe raste më ekstreme që e kanë fobi e emërtuar si: triskaidekaphobia.

    Shumica e besimeve, përfshirë edhe atë të krishterë, e shohin këtë numër si të mallkuar. Edhe sot gjurma e këtij supersticioni vazhdon të ndihet.

    Macja e zezë

    Për egjiptianët e lashtë, macja ishte një krijesë e rëndësishme dhe simbol i pasurisë dhe fertilitetit. Në mesjetë gjërat ndryshuan, macja e zezë lidhej me errësirën dhe nisi të përshkruhet si krijesë e së keqes.

    Ky supersticion ka nxitur legjenda dhe ka gjetur rrugën e vet edhe në letërsi. Tashmë macja e zezë për besuesit e supersticioneve është simbol fatkeqësie, sidomos nëse të pret rrugën. Megjithatë, ka nga ata që jo vetëm nuk besojnë në këtë supersticion, por e kanë një mace në shtëpi dhe e trajtojnë si një kafshë shtëpiake normale.

    Thyerja e pasqyrës

    Pasqyra është lidhur gjithmonë me fuqitë e mbinatyrshme, sepse fakti që pasqyron imazhin që ka përballë në të kundërt, është marrë si reflektim i esencës së vërtet të një personi. Kur një pasqyrë thyhet, besohet se personi që është reflektuar duhet të vuajë dëmet që ka pësuar objekti pikërisht sepse “esenca” e tij fshihej në pasqyrë. Sipas romakëve të lashtë, shpirti i një personi rigjenerohej çdo shtatë vite, ndaj dhe mallkimi i pasqyrës thuhet se zgjat po aq kohë.

    Derdhja e kripës në tavolinë

    Nëse aksidentalisht derdh kripë në tavolinë thuhet se do kesh 7 vite fat të keq. Besimi në fjalë është i lidhur vetëm me anën materialiste, pasi dikur kripa ishte një produkt që gjendej me vështirësi dhe humbja e disa prej grimcave të saj lidhej me humbjen e parave.

    Të ecurit poshtë shkallëve

    Është e paqartë nga ka lindur kjo besëtytni, por besohet se hekuri i shkallëve lidhet me kryqin e Krishtit për shkak të formës që ka. Për disa, ky simbol ka të bëjë me shpëtimin dhe jetën dhe për të tjerë me vdekjen dhe vuajtjen. Ka nga ata që e lidhin këtë lëvizje me basfeminë ndaj Trinitisë së Shenjtë (Babai, i Biri dhe Shpirti i Shenjtë).

    Pavarësisht besimit që kanë njerëzit, të tilla besëtytni nuk janë vërtetuar kurrë të kenë lidhje me ngjarje reale, apo pasoja tragjike, ndaj besimi mbetet në dëshirën dhe kontrollin e gjithsecilit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit