8.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Jane Fonda pendohet për ndërhyrjen në fytyrë: Mos kini frikë nga plakja

    Jane Fonda, aktorja legjendare dhe ikonë, e cila është pothuajse 85 vjeçe, foli për pikëpamjet e saj për plakjen në një intervistë. Le të dëgjojmë mendimet e saj se pse i vjen keq që ka bërë një ndërhyrje në fytyrë.

    “Unë jam pothuajse 85 vjeç, por nuk dukem aq e vjetër. Të rinjtë nuk duhet të kenë frikë nga plakja. Unë dua t’i ndihmoj njerëzit të kuptojnë se vetëm për shkak se je në një moshë të caktuar nuk do të thotë që duhet të heqësh dorë nga jeta, të heqësh dorë nga argëtimi, të heqësh dorë nga të kesh të dashur apo dëshira për të bërë miq të rinj, ose të bësh çfarëdo gjëje që do të bësh”, tha ajo.

    Duke u kthyer në kohë, Fonda me shumë sinqeritet tha se nuk është krenare, që ka bërë një ndërhyrje në fytyrë.

    Duke folur për historinë e saj me operacionet plastike, ajo tha se ne të gjithë njohim shumë gra të pasura që kanë bërë të gjitha llojet e ‘ngritjes’ së fytyrës dhe ato duken aspak bukur. Ajo bëri dikur lifting në fytyrë, por ndaloi sepse nuk donte të dukej “e shtrembëruar”. Ajo madje pranoi se nuk ishte aspak krenare për këtë.

    Fonda beson se ka shumë mënyra të tjera për të qëndruar mahnitëse.

    Fonda këshilloi të rinjtë të bëjnë një jetë aktive. Kjo do të përmirësojë sipas saj, shëndetin e përgjithshëm. Ajo shtoi:

    “Unë nuk bëj shumë trajtime të fytyrës, nuk shpenzoj shumë para për kremra për fytyrën por qëndroj e hidratuar, fle, lëviz, qëndroj larg diellit dhe kam miq të mirë që më bëjnë të qesh. E qeshura është gjithashtu një gjë e mirë”, tha aktorja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit