16.5 C
Tirana
E mërkurë, 2 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Janë kapur për flokësh? Rezarta Shkurta reagon për sherrin e bujshëm me Rozanën: Nuk jemi zënë për dashuriçka, nuk ka asnjë video

    Rezarta Shkurta ka reaguar së fundmi në InstaStory lidhur me diskutimet në ‘‘Big Brother VIP Albania’’, duke sqaruar situatën e konfliktit që ka pasur me Rozana Radin shumë vite më parë.

    Rezarta ka deklaruar se ato nuk janë konfliktuar gjatë pjesëmarrjes në spektaklin “Vip Shtëpia”, ku patën vetëm disa debate të vogla, por pas disa vitesh kanë pasur një mosmarrëveshje tek Kodra e Liqenit. Ky është edhe versioni që ka dhënë edhe Rezarta.

    Ajo ka mohuar gjithashtu ekzistencën e ndonjë videoje dhune mes tyre, duke theksuar se ndryshe nga sa është raportuar në media, ato nuk janë zënë për “dashuriçka”, por për arsye profesionale. Në fund, ajo ka shtuar se asnjëherë nuk ka qenë mike me Rozanën, por as armike, duke theksuar se tani e sheh atë si një person më të pjekur në këtë edicion të Big Brother.

     “Unë dhe Rozana, rreth vitit 2008, kemi qenë në një show së bashku. Në atë program, kemi pasur një konflikt shumë të vogël, për të qenë të sinqertë, ishte një debat pa asnjë rëndësi, sidomos krahasuar me ato që shihni sot në Big Brother. Tema e ‘konfliktit’?  Thjesht: t’i bëjmë pastat me salcë apo me domate të freskëta?! Ishte dita e 10-të e show-t, fjalë vajzash të reja, pa asnjë pasojë serioze.

    Pra, video dhune që përmendet nuk është e vërtetë, sepse diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Rreth katër vite më vonë, afërsisht në 2012-ën, kam pasur një tjetër konflikt me Rozanën, edhe këtë herë për arsye profesionale, jo për ‘dashuriçka’, siç është përfolur nëpër portale.

    Po, kemi qenë të reja, dhe si atëherë, edhe sot, shumë gjëra bëhen për të krijuar zhurmën që, fatkeqësisht, është gjithmonë e nevojshme në botën e showbizit. E vërteta është që, pas kaq shumë vitesh, ato konflikte pa asnjë temë serioze, besoj se janë të harruara si për mua, ashtu edhe për Rozanën.

    Rozana nuk ka qenë asnjëherë mike e imja, por, në të njëjtën kohë, asnjëherë armike. Përkundrazi, në këtë Big Brother kam parë tek ajo një vajzë më të rritur dhe të ndryshuar për mirë. Lë të kujtojmë se jeta reale ka më shumë vlera se dramat televizive”, shkroi ajo

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit