Disa portale dhe ekrane televizive në Shqipëri dhe Kosovë raportuan se Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, ndodhej në Vlorë.
Pamjet dhe titujt krijuan idenë e një vizite diskrete, por me peshë të jashtëzakonshme gjeopolitike.
Por faktet flasin ndryshe.
Në të njëjtën periudhë kohore, Jared Kushner ishte publikisht i pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.
Fotografi, deklarata zyrtare, agjenda publike dhe mbulimi mediatik ndërkombëtar e konfirmojnë qartë pjesëmarrjen e tij në këtë forum, ku mblidhen liderë politikë, ekonomikë dhe financiarë nga e gjithë bota.
Atëherë lind pyetja: si përfundoi Kushner “në Vlorë” në lajmet shqiptare, ndërkohë që ndodhej në Davos?
Ekranet kryesore televizive në Shqipëri dhe Kosovë ranë pre e një lajmi të paverifikuar, duke u kthyer në “zë” të propagandës.



