Që pas daljes nga “Big Brother”, Luiz Ejlli është shndërruar në personazhin e momentit. Mes shumë angazhimeve që këngëtari, ka pjesë të kontratës me “Top Chanel” ka edhe realizimin e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”. E duke qenë personazhi i momentit, tashmë fituesi i “Big Brother”, ia lejon vetes disa ironi apo sherre me disa nga emrat më të njohur në Top Media.
E konkretisht, Luizi është përfshirë në një sherr virtual me Olsa Muhametin, autoren e “Kepi i VIP”-ave, format i prezantuar nga Kiara. Olsa Muhameti ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku tregoi disa detaje nga projektet e saj, e nuk la pa përmendur as Luiz Ejllin, duke theksuar se edhe ai kishte qenë në Turqi bashkë me to për xhirime. Madje, si për ta sheqerosur, ajo tha se Luizi shkoi atje për të qenë pranë Kiarës.
Epo mesa duket nuk ka ndodhur kështu, e këtë e ka treguar vetë Luizi. Ishin fansat e tij ata që postuan pjesën e intervistës ku shkruanin se Luizi ishte në Amerikë me koncerte, e se vetëm po të ishte “spiderman” do ishte edhe në Turqi.
Kjo është aprovuar edhe nga vetë Luizi i cili komentoi:
“Hajde rren hajde, e me sa siguri e thotë. Meqë ra fjala tani jam në Korçë po për 10 seç jam në Lezhë. Cit Olsa”. Më tej, ai ka bërë edhe një “story” ku shkruan: “Kam frikë të bëj “story” te Harku i Bërdicës se del ndonjëra edhe thotë është tek Harku Triumfit”.
Pra, Luizi nxori mashtrimin e Olsës sheshit! Kujtojmë se në rrjet nuk doli asnjë foto e Luizit nga Turqia, aty ku Kiara ishte me xhirimet e emisionit.
Megjithatë, duhet thënë se Olsa Muhameti ka qenë e ashpër me Luizin edhe kur ky i fundit ishte pjesë e “Big Brother”. E shkak për këtë është bërë pikërisht deklaratat e tij brenda “Big Brother”, për “Për’puthen”.
Por, duket se konflikti me Olsën nuk ka qenë i vetmi për Luizin. Një miqësi e prishur njëherë e mirë tashmë është edhe me Armaldo Kllogjerin. Që pas kurthit që i ngriti duke e futur në tualet me Kristin, marrëdhënia e Luizit me Armaldon u lëkund. Mirëpo teksa shumë menduan se gjithçka kishte mbetur brenda shtëpisë së “BBV” kjo nuk është e vërtetë. Maestro dhe Ejlli duket se nuk i kanë rregulluar raportet as tani që janë jashtë formatit dhe fakti që nuk e ndjekin njëri-tjetrin në “Instagram” është një “provë” për këtë.
Me një vështrim në rrjetet e tyre sociale kuptojmë që ata janë bërë “unfollow” së fundmi nëpërmjet tyre.
Edhe pas deklaratave të përsëritura, ku Maestro kërkonte edhe një bashkëpunim me Luizin, marrëdhënia është shkëputur njëherë e mirë, duke mbyllur kështu një tjetër miqësi të lindur brenda shtëpisë së “Big Brother”.



