20.5 C
Tirana
E premte, 24 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Je babai që çdo fëmijë do të dëshironte” – Belinda Balluku uron të atin për ditëlindjen e tij të 80-të

    Dita e djeshme, 23 tetori, ka qenë festë në familjen e zv. kryeministres dhe njëherësh ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Ballukut.

    Babai i saj fryu qirinjtë e 80-vjetorit dhe në këtë ditë kaq të rëndësishme, zv. kryeministrja nuk ka qëndruar pa vlerësuar figurën e tij si një burrë të jashtëzakonshëm, që përgjatë gjithë jetës ka treguar forcë, urtësi dhe përkushtim ndaj familjes.

    Të pakta janë fotot Ballukut me familjarët e saj nëpër rrjetet sociale, mirëpo në këtë ditë kaq speciale ajo ka vendosur që të ndajë me ndjekësit një foto krah të atit, njeriut që kudo ku shkon e thotë me krenari se e bija e kujt është.

    “Gëzuar ditëlindjen, babi! Sot festojmë jo vetëm 80 vitet e tua, por gjithë forcën, urtësinë dhe dashurinë që ke dhënë për të gjithë ne ndër vite. Je një burrë i jashtëzakonshëm, shembull i përkushtimit dhe zemërgjerësisë, je babai që çdo fëmijë do të dëshironte.

    Edhe pse mami na mungon sonte, jam e sigurt se ajo na shikon nga lart dhe buzëqesh, e lumtur që ne jemi bashkë e të kemi rrethuar me dashuri.

    Të duam shumë dhe jemi krenarë për ty gjithmonë”, shkruan Balluku.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit