20.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Je e vetmja drogë që do konsumoja”, dy banorët e rinj flirtojnë me Jorin

    Kanë nisur flirtimet e para në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’. Dy banorët e rinj të shtëpisë, Gerti dhe Lorenci ngacmuan ditën e sotme Jorin. Kjo e fundit, u shpreh se është kundër çdo lloj droge e se nuk i pëlqen që ta konsumojë, pavarësisht se pëlqehet shumë në lokalet e natës.

    Dy banorët, me lojëra fjalësh hodhën ‘grepin’ e tyre. Lorenci ishte ai i cili tha se do e marrë për nuse e më tej shtoi se Jori është energjike vetë. Nga ana tjetër, Gerti, si më i qetë vijoi duke thënë se modelja është si ‘drogë’.

    E gjetur mes dy zjarreve, Jori, me tipin e saj lozonjar diti sesi ta përballonte këtë situatë.

    Biseda mes tyre:

    Jori: Unë jam kundër çdo lloj droge dhe ato që pëlqehen shumë në ambientet e natës.

    Lorenci: Prandaj dua të të marr për nuse.

    Gerti: Ty të pëlqen vetëm çaji jeshil.

    Lorenci: Nuk ka nevojë për drogë kjo, shi si është energjike vetë.

    Gerti: Jori është drogë vetë.

    Lorenci: E vetmja drogë që mund të konsumoja mund të ishte Jori.

    Lori: Unë me të vërtetë jam kundër, nuk kam provuar asnjëherë asnjëlloj droge.

    Gerti: Vetëm çaj jeshil. Nuk të pëlqen ëë, në Itali e pinë shumë çajin.

    Jori: Unë nuk pi, nuk dua. Unë nuk pi cigare, e jo më çaj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit