12.5 C
Tirana
E shtunë, 26 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Je fundërrinë”/ Luizi nuk përmbahet me fjalorin ndaj Deas, banorja: Ti nuk di akoma kush je, vajte 40 vjeç

    Ditën e djeshme, Luizi iu ka kërkuar banorëve të tjerë që të injorojnë Efin dhe të mos i flasin, pasi sipas tij, nëse ata nuk e bëjnë këtë gjë, janë pa karakter.

    Një deklaratë që nuk dihet se ku e ka bazën e arsyetimit se pse banorët e tjerë janë pa karakter nëse nuk zbatojnë urdhrat e tij.

    Ai ka vazhduar gjatë gjithë ditës pa karakter banorëve të cilët i flasin Efit, por pas këtyre akuzave nuk ka munguar dhe përgjigja e Deas.

    Sipas Deas, Luizi është personi i fundit brenda asaj shtëpie që mund të flasë për karakterin, por pas kësaj deklarate Luizi nuk është përmbajtur me fjalorin duke e quajtur atë “fundërinë”.

    Luizi: O njerëz pa karakter, o çapaçula.

    Dea: Ti njëherë që flet për karkater nuk e di.

    Luizi: Ti je e fundit, ti je fundërrina.

    Dea: Kur flet ti për karakter mos ngelt njeri në këtë planet. Ti nuk di akoma kush je, vajte 40 vjeç.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit