14.5 C
Tirana
E premte, 25 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Je i pafytyrë!” – Kristi debaton me Luizin: I dështuar!

    Pas përfundimit të spektaklit te djeshem, Kristi po komentonte gjestin e Luizit, i cili nuk u ngrit fare për ta përqafuar atë, kur u surprizua nga e ëma, moment i cili e përloti atë nga malli që kishte për të.

    Kur Kristi u kthye në dhomën e ndenjjes, të gjithë banorët e përqafuan atë, përveç Luizit. Piëkrisht ky gjest i bëri përshtypje atij dhe Nitës. Madje kjo e fundit tha se edhe ajo kur ka patur surprizë, ai nuk e ka përqafuar.

    Teksa Kristi po fliste me Kiarën, për mënyrën se si kjo e fundit reagoi ndaj një komenti që ai bëri për Luizin, ky i fundit doli në oborr dhe e pyeti Kristin se çfarë problemi kishte.

    Kristi tha se ai është i pafytyrë dhe problemi më i madh është që ai nuk e konsideron problem një gjë të tillë.

    Duke u larguar, Luizi e cilësoi Kristin tradhëtar dhe të pabesë, dy ofendime këto që nëna e Kristit, tha se ai duhet të reagojë, pasi janë shumë të rënda, kur flitet për besnikërinë apo dinjitetin e tij.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit