-0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Je i trashë, mos bëj defiçentin”, debat i tensionuar dhe ofendime Vasili-Dudushi: Ka qenë ministër i LSI, keni përgjegjësi ju?

    Debat i tensionuar dhe ofendime mes Petrit Vasilit dhe gazetarit Alban Dudushi, teksa ky i fundit e ka pyetur deputetin e LSI nëse ka përgjegjësi për të arrestuarit e çështjes së inceneratorëve që dikur ishin pjesë e kësaj force politike.

    Vasili është shprehur se dokumentet e denoncuara nga LSI, janë publikuar menjëherë pasi u kanë rënë në dorë. Ndërsa Dudushi ka insistuar se për inceneratorët po bëhet një gjyq i madh publik që është edhe në dëm të çështjes.

    Pjesë nga debati:

    Alban Dudushi: Ju a keni përgjegjësi që këta kanë qenë ish-zyrtarët tuaj? A do i nxirrnit këto nëse do ishin akoma në LSI?

    Petrit Vasili: Ti nëse je kaq i trashë, mos bëj deficentin tani

    Dudushi: Mos u merr me fyerje me mua

    Dudushi: Ti dhe shefat e tu janë në hall

    Vasili: Ik hani paratë e Tiranës dhe bëni avokatin

    Dudushi: Po tregoj hipokrizinë tuaj

    Vasili: Problemi qëndron këtu, këto ishin fakte dhe prova të pakundërshtueshme. I nxorrëm në momentin që i patëm. Nuk ishin vetëm indicie, ish ministri Koka ka pasur një debat publik, dhe ka marrë fjalën për të më kundërshtuar mua në 2017-ën kur unë fola për inceneratorët. Ai mori fjalën dhe u mbështet nga Rama.

    Dudushi: O Petrit, sa herë ke ndërruar ti krah unë këtu kam qenë

    Dudushi: Le mos fol ti për lekë…

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit