20.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Je megaskuth dhe i shëmtuar”, Kristi debat të fortë me Luizin: Unë ty do të bëj leckë, mbaje mend

    Krist Aliaj nuk e ka pritur aspak mirë nominimin me Luiz Ejllin dhe Armaldo Kllogjerin. Më saktë, ai është mërzitur dhe nevrikosur me mënyrën se si këngëtari ka luajtur me ta duke i futur në kurth.

    Për këtë arsye gjatë ditës së djeshme ka pasur debate të shumta në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku personazh kanë qenë pikërisht Luizi dhe Kristi.

    Pjesë nga biseda:

    Luizi: Të tha Berti kur erdhi, mos u merr me Luizin

    Kristi: Berti ty të dha kurajo e të tha ngacmo djalin tim

    Luizi: Tha edhe kujdes mos bëj as dhunë as fyerje. Unë po zbatoj fjalët e Bertit?

    Kristi: Po zbaton zarfin, jo fjalët e Bertit.

    Luizi: Unë po zbatoj atë dhe ti e di shumë mirë, por të vjen inat me plas po nuk ke çfarë bën.

    Kristi: Inat më vjen, nuk iki në atë mënyrë.

    Luizi: Do ikësh o vlla, je në nominim.

    Kristi: Jo, në atë mënyrë nuk do iki. Të rrinë skutha si ti.

    Luizi: Po ça të them unë.

    Kristi: Nuk ka shans.

    Luizi: Ja dal unë.

    Kristi: Jo, ti nuk del.

    Luizi: Mos vallë ke një ndjenjë brenda teje se del Armaldo.

    Kristi: Humor me mua nuk bën më, nuk ke konfidenca më mua. Nuk më bën të qesh. Nuk di me mbajt marrëdhënie. Je megaskuth dhe këtu je treguar i shëmtuar. Jam i mërzitur me ty se kam kaluar kohë. Kisha një farë besimi te ti shoqëror, që mund të ma bëjë këtë në një mënyrë tjetër

    Luizi: E meritoje.

    Kristi: Nuk e meritoja. Atë e ke bërë në mënyrë shumë të shëmtuar. E bëre si skuth. Mua nuk më djeg nominimi. Deri ku do shkosh?

    Luizi: Deri kur të të nxjerr jashtë.

    Kristi: Nuk presim të shtunën, do vazhdoj, nuk ka problem. E kam me shumë qejf këtë. Këtë prisja në Big Brother, të të bëja leckë nga brenda dhe jashtë.

    Luizi: Nuk mundesh jo ti, por as 10 si ti. Kaq rehat jam se ti nuk e prek atë pjesë të nervit tim.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit