3.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Je naiv”, Luizi debaton ashpër me Qetsorin: Nuk të llogaris hiç, as me 14 Big Brother-a s’më arrin dot

    Ashpërsohen tonet mes Luiz Ejllit dhe banorit më të ri të Big Brother Vip, Qetsorit.

    Debati, i cili nisi për një shprehje italisht, bëri që dy banorët të ngrinin tonet e të hidhnin fjalë të rënda.

    Teksa Qetsori i kërkoi Luizit që të mos komentonte gjërat që lidheshin me familjen e tij, Luizi tha se nuk e llogariste fare.

    DEBATI:

    Qetsori: Fole me atë, fole për gjërat e mia.

    Luizi: Jo o vëlla. S’kishte emrin as mbiemrin.

    Qetsori: Pse çfarë i quan ti njerëzit? S’të kuptojnë e?

    Luizi: Njerëzit kanë emër, mbiemër, fytyrë. Kur të shoh në sy të drejtohem ty.

    Qetsori: Shiko dhe njëherë të të qartësoj. Mos u merr me ta…

    Luizi: Nuk u mor kush me ty hiç.

    Qetsori: Mos u merr fare o vëlla se nuk është mirë për ty.

    Luizi: Po fare pra, me ty nuk merrem. Nuk të llogaris hiç.

    Qetsori: Je çun simpatik.

    Luizi: Nuk të llogaris hiç…

    Qetsori: As unë nuk të llogaris.

    Luizi: Kaq pra, rri.

    Qetsori: Po mos u merr.

    Luizi: Po rri o Qetsor se e di ku je me mua, rri o shpirt se je vite larg shumë. Për 14 Big Brothera nuk më arrin.

    Qetsori: Ti je naiv komplet.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit